TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 15:18

Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike, xhudisti kosovar mëson kundërshtarin

Shkruar nga Pamfleti

Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike,

Akil Gjakova shkëlqen në Lojërat Olimpike. Xhudisti nga Kosova ia ka dalë që të shkojë në gjysmëfinale, pas disa paraqitjeve pozitive.

Gjakova, së fundmi, mundi italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë, në një sfidë mjaft të vështirë. Për të arritur deri këtu, ai mposhti brazilianin Daniel Cargnin dhe austriakun Samuel Gassner.

Me interes të madh pritet të shihet nëse Akil Gjakova do triumfojë apo jo në raundin e radhës. Tani, Gjakova ka mësuar edhe kundërshtarin. Bëhet fjalë për xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.

Kujtojmë se xhudisti në fjalë është një nga më të mirët që ka përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare

Lini një Përgjigje