TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2024, 22:04

Miqësorja përballë Napolit, djemtë e Contes mposhtin me “poker” Egnatian!

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja përballë Napolit, djemtë e Contes mposhtin me

Egnatia është mposhtur me rezultatin 4-0 në ndeshjen miqësore përballë Napolit të Antonio Contes. Sfida e zhvilluar në Castel di Sangro u dominua nga ish-kampionët e Italisë nga fillimi, me Kvaratskhelian dhe Politanon që tundën rrjetën e Dabjanit në minutat 21’ dhe 29’.

Në pjesën e dytë, sulmuesi gjeorgjian tundi dhe njëherë rrjetën e kampionëve të Shqipërisë në minutën e 53’, ndërsa për t’i dhënë goditjen finale ekipit të Tetovës mendoi Ngonge që realizoi dhe golin e katërt në minutën e 69’.

Kështu Egnatia do të rikthehet me një humbje në Shqipëri, me mendjen e rrogozhinasve që ngelet te ndeshja e kthimit me Vikingur Rejkjavik, për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, fitores 0-1.

 

egnatia

Lini një Përgjigje