TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2024, 19:20

Parisi në alarm, atletët izraelit në Lojërat Olimpike kërcënohen me vdekje; Franca nis hetim!

Shkruar nga Pamfleti

Parisi në alarm, atletët izraelit në Lojërat Olimpike

Telashet për Francën si organizatore e Lojërave Olimpike sa vijnë dhe shtohen. Dy ditë pas nisjes së olimpiadës, policia franceze ka hapur një hetim për kërcënimet me vdekje të marra nga tre atletë izraelitë në Lojërat Olimpike.

Prokurorët e Parisit thonë se oficerët kundër krimit kibernetik po hetojnë gjithashtu publikimin e të dhënave personale të sportistëve në rrjetet sociale dhe kërkojnë heqjen e tyre.

Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit tha se hakerët iranianë po krijonin kanale të mediave sociale për të publikuar informacione personale për anëtarët e delegacionit izraelit dhe për t’u dërguar atyre mesazhe kërcënuese.

Atletët nga Izraeli po shoqërohen për në dhe nga ngjarjet nga njësitë taktike elitare dhe u jepet mbrojtje 24-orëshe gjatë gjithë Olimpiadës, thonë zyrtarët.

Lini një Përgjigje