
Gara e Spas në Formula 1 ishte një spektakël një vërtetë, me Russell që u shpall kampion i Çmimit të Madh të Belgjikës.
Britaniku i Mercedes arriti të vinte në zbatim strategjinë perfektë të ekipit të tij, duke e mbyllur me sukses garën edhe pse u fut vetëm një herë në bokse.
Pas Russell, i dyti u rendit Lewis Hamilton, i cili ishte vetëm 4 të qindat larg shokut të tij të skuadrës, teksa podiumi u plotësua nga Oscar Piastri.
Charles Leclerc i Ferrarit u rendit i katërti, ndërsa pas tij ishte kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen.

Lini një Përgjigje