TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2024, 21:00

Plas grushti në miqësoren Uest Bromuiç-Majorka, lojtarët e dy skuadrave ndëhyjnë për të ndarë sherrin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plas grushti në miqësoren Uest Bromuiç-Majorka, lojtarët e

Uest Bromuiç dhe Majorka janë përballur me njëra-tjetrën në një ndeshje miqësore ditën e sotme, në qendrën sportive të klubit anglez. Ndeshja përfundoi 1-0 në favor të spanjollëve, me golin e David Lopez që vendosi sfidën. Më shumë se ndeshja, ishte një përleshje që përfshin dy lojtarë: Xhejson Melumbi dhe Samu Kosta.

Rreth minutës së 40 të ndeshjes, Molumbi po e dërgonte topin drejt portës kundërshtare dhe lojtari i Majorkës tentoi t’i shkaktonte faull. Ndërhyrja e parë nga lojtari spanjoll ishte e pasuksesshme, ndërsa Samu Kosta arriti të ndalonte kundërshtarin me një rrëshqitje. Gjyqtari dha menjëherë goditjen e lirë në favor të Uest Bromuiç, por ajo nuk përfundoi me kaq.

Molumbi u ngrit menjëherë dhe iu afrua Kostas. Të dy shkëmbyen disa fjalë, duke perplasur kokat, kur papritmas Molumbi leshoi një grusht ndaj kundërshtarit të tij. Kështu të dy ranë në kontakt dhe ndërhyrja e shokëve të tyre ishte e nevojshme për t’i ndarë.

uest bromuiç albion majorka ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje