TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2024, 18:46

“Për të pabesueshmin Lorik Cana”, Marseja uron ish-kapitenin kuqezi në 41-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Pamfleti

“Për të pabesueshmin Lorik Cana”, Marseja uron

Lorik Cana feston sot datëlindjen e 41-të. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka marrë urime të shumta nga bota e futbollit.

Një prej tyre vjen së fundmi nga gjigantët e Francës, Olimpik Marsejë. “Luftëtari. Gëzuar datëlindjen e 41-të për të pabesueshmin Lorik Cana”.

Cana ishte pjesë e Marsejës nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ish-mbrojtësi la kujtime të mira atje, para se të transferohej te Sandërlendi në Angli.

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares shqiptare olimpik marsejë

Lini një Përgjigje