
Tashmë mund të thuhet edhe zyrtarisht se sulmuesi brazilian Endrik është pjesë e Realit të Madrdit. Djaloshi, i cili kishte akordin me kampionët e Spanjës dhe Europës prej kohësh, por nuk prezantohej pa mbushur 18-vjeç, është prezantuar sot nga presidenti Florentino Perez, pasi ka hedhur firmën në kontratën e tij që e lidh me “Los Blancos” për 6 vitet e ardhshme.
Vetë Endrik ishte shumë i emocionuar teksa fliste para publikut dhe kur në stadium nisën ovacionet për të, ai nuk i mbajti dot lotët, ashtu si edhe familja e tij e ulur në rreshtin e parë apo edhe e dashura e tij modele që e shoqëron kudo.
– Si do ta bindësh Ançelotin që të kesh një vend në 11-shen e tij?
Unë nuk mund të përqendrohem në këto gjëra. Mund të them vetëm se jam shumë i lumtur në Madrid. Do të mësoj shumë nga lojtarët e mëdhenj dhe thjesht dua t’i ndihmoj ata dhe të ndjek këshillat e tyre. Tani përqendrohem këtu, duke mësuar dhe ndihmuar.
– Çfarë ju ka befasuar më shumë? Keni folur me Ançelotin për pozicionin tuaj?
Sinqerisht nuk e di se çfarë kam bërë dje apo pardje, jam i habitur, sepse sot ishte një ditë e çmendur, diçka e mrekullueshme në jetën time. Shkova në spital dhe u lumturova shumë. Kur firmos, këtu… nuk mendoj për gjë tjetër. Do të doja të jetoja ditën e sotme, që është e mrekullueshme”.
– A ndjeni shumë përgjegjësi? Cili është ushqimi juaj i preferuar spanjoll?
Në fillim ndjeva shumë presion, por nuk i kushtova më vëmendje sepse ajo që dua është që familja ime të jetë e lumtur. Duhet të jem mirë me ta dhe të mos mendoj për presionin. Nëse ata janë në stadium, lumturia e tyre do të shihet në fytyrat e tyre.
Ose nëse ekipi im fiton. Unë thjesht dua që të gjithë rreth meje të jenë të lumtur. Jam i lumtur që kam një familje të tillë. Dhe ushqimi… më pëlqen shumë paella, por ende po mësohem me kuzhinën spanjolle.
Lini një Përgjigje