
Trajneri i ekipit olimpik të boksit të Samoas, Lionel Elika Fatupaito, humbi jetën të premten në Fshatin Olimpik në Seine-Saint-Denis, në moshën 60-vjeçare, pasi pësoi një arrest kardiak, raporton britanikja “The Independent”.
Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve në një njoftim për shtyp në faqen e saj të internetit.
"Trajneri ishte në dhomën e tij me një sportist, por rreth orës 10:20 nuk u ndje mirë", tha një burim policor. Pavarësisht se për të u kujdesën zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës (SAMU), ai vdiq për “shkaqe natyrore”,- tha prokuroria, duke shtuar se nuk u vendos asnjë pengesë mjeko-ligjore për varrimin. Hetimi iu besua policisë gjyqësore Seine-Saint-Denis.
Lini një Përgjigje