TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2024, 17:38

Vershtapen më i shpejti por e nis i 11-ti, Lëklerk siguron “pole position”; Red Bull dominon në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen më i shpejti por e nis i 11-ti, Lëklerk siguron “pole

Piloti holandez i Red Bull, Maks Vershtapen, ishte më i shpejti në pistën e SPA, duke dhënë kohën 1’53”159, në përfundim të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Megjithatë, ai do ta nisë garën të dielën nga vendi i 11 pas penalitetit me 10 pozicione.

Për pasojë, në “pole position” është ngjitur piloti monogask i Ferrarit, Sharls Lëklerk, që u rendit i dyti. Ai do ta nisë garën nga vendi i parë, ndërkohë që do ta ndajë vijën e parë të nisjes së bashku me meksikanin Serxhio Perez me Red Bull. Ai rikthehet protagonist pas disa garash anonime, larg kreut.

Makina Red Bull e Vershtapen ishte më e shpejta në një pistë të lagur për shkak të shiut që binte gjatë gjithë kohës, por nesër holandezin e pret një garë në sulm për fitoren. Surprizë Lëklerk, që falë pistës së lagur do të provojë të bëjë një garë të mirë dhe të rikthehet te fitorja. Gjithsesi, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm e mund të dhurojë të tjera surpriza.

Në vendin e katërt u rendit britaniku Luis Hemilton me Mercedes, që la pas dy makinat MekLaren të Lando Norris (i pesti) dhe Oskar Piastri (i gjashti). Më pas, makina tjetër Mercedes e Xhorxh Rasëll (i shtati). Në “top-10” edhe Karlos Sainz (Ferrari), Fernando Alonso (Aston Martin) e Esteban Okon (Alpine).

maks vershtapen piloti holandez formula 1 sharl lëklerk

Lini një Përgjigje