TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2024, 18:01

Kina fiton medaljet e para të arta në Olimpiadë, dominim absolut i dy adoleshentëve në qitje

Shkruar nga Pamfleti

Kina fiton medaljet e para të arta në Olimpiadë, dominim absolut

Dy qitës adoleshentë kinezë janë bërë fituesit e medaljes së parë të artë të këtij edicioni në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke treguar dominimin e tyre absolut në garën e qitjes me karabinë 10 m mikse.

19-vjeçari Sheng Lihao dhe 17-vjeçarja Huang Juting, fituan duke treguar një dominim absolut ndaj kundërshtarëve të tyre në kualifikuese. Në finalen ndaj Koresë së Jugut vuajtën për të siguruar suksesin 16-12 vetëm pas një “zgjimi” të rivalëve, të cilët u munduan t’u afroheshin pasi ata kishin siguruar një avantazh të ndjeshëm 14-8.

Çifti kinez është shumë i njohur në vendlindje ku kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale në të cilat tregojnë jetën e tyre mes sportit dhe përditshmërisë. Tani të dy do të kërkojnë të fitojnë medalje edhe në garat individuale në këtë disiplinë.

qitësit kinezë lojërat olimpike

Lini një Përgjigje