
Arbnor Muçolli ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në këtë sezon me skuadrëb e Goteborgut në Suedi, por nuk ka shërbyer për të siguruar pikë për ekipin e tij, i cili noton në ujëra të turbullta në kampionat.
Në ndeshjen kundër Bromapojkarna, Muçolli shënoi në minutën e 72 me një gjuajtje të fortë në zonë, për të ngushtuar diferencën e ndeshjes në 2-3 në ato momente, pasi ekipi i tij ishte në ndjekje të skuadrës mike. Kështu, mesfushori shqiptar hapi edhe njëherë ndeshjen me gjuajtjen e tij që u devijua në rrjetë nga mbrojtësit, në atë që ishte goli i dytë i sezonit për të.
Por kaq nuk mjaftoi, pasi sfida u mbyll me suksesin përfundimtar 4-3 të miqve dhe me Goteborgun që e sheh veten shumë afër zonës së ftohtë të klasifikimit të kampionatit suedez.
Muçolli shihej si një kandidat potencial për të qenë pjesë e listës së “EURO 2024” nga trajneri Silvinjo, por një dëmtim i pësuar pak ditë para grumbullimit hoqi çdo shans të mesfushorit për t’u bërë pjesë e listës.
Lini një Përgjigje