
Ermal Krasniqi ka lënë menjëherë shenjë me fanelën e Spartës së Pragës, pak kohë pasi iu bashkua kampionëve të Çekisë. Sulmuesi i Kosovës, sot ka shënuar golin e tij të parë në ndeshjen zyrtare me fanelën e këtij klubi, duke e ndihmuar në fitoren 4-1 në transfertë ndaj Teplice.
Krasniqi hyri në fushë kur shifrat ishin 2-1 për Spartën e Pragës, teksa nga fusha e lojës dilte pikërisht Qazim Laçi. Futbollisti ofensiv ndihmoi ekipin e tij që në minutat e fundit të thellonte diferencën e të mos vinte në diskutim fitoren.
Pas një aksioni individual në minutën e pestë shtesë të ndeshjes në krahun e majtë, ai shmangu kundërshtarët dhe lëshoi një gjuajtje që kaloi mes mbrojtësve dhe përfundoi në rrjetë, duke vulosur suksesin 4-1.
Një gol të cilin ai e festoi duke shkuar drejt pankinës për të përqafuar pikërisht Qazim Laçin, një ndër më entuziastët për këtë gol të parë të Krasniqit.
Lini një Përgjigje