TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2024, 17:53

Broja “kryefjalë” e merkatos së verës/ Pas Milanit, Everton dhe Brentford interesohen për sulmuesin shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti

Broja “kryefjalë” e merkatos së verës/ Pas Milanit,

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja vërtet cilësohet si i tepërt te Chelsea, por klubi londinez vazhdon ta mbajë në vitrinë, dhe kjo për arsye financiare.

Por sipas mediave angleze, Everton është rikthyer fort në pistën e sulmuesit shqiptar, ndonëse nuk dihet nëse është arritur ajo që kërkojnë “Blutë”, pra pagesa prej 30 milionë paundësh për kartonin.

Evertoni thuhet se ka bërë ofertë më të mirë se më parë, ndërsa konkurrenca për sulmuesin e kombëtares shqiptare duket tepër e ashpër. Klube të tjerë të Premier League si Brentford apo Southampton janë në garë, ndërsa në Itali mbetet të interesuar “Djajtë” e Milan.

Everton pritet të humbasë sulmuesin Calvert-Lewin, ndërsa Brentfordi besohet se do të provojë për Brojën në rast se humbet sulmuesin kryesor, Toney, që ishte edhe në Evropian me Anglinë.

Milani, ndërkaq, pëlqen më shumë Tammy Abraham nga Roma, dhe shqiptari është alternativë e dytë. Gjithashtu, nuk dihet se cili do të jetë statusi i ri i tij sezonin e ardhshëm, me “Blutë” që kërkojnë ta transferojnë përfundimisht, por ndoshta mund të detyrohet të pranojë një huazim tjetër pas atyre te Vitesse, Southampton dhe Fulham.

Lini një Përgjigje