TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2024, 19:28

Kosova fiton medaljen e parë olimpike, xhudistja Distria Krasniqi “vishet” me ngjyrë të “argjendtë”!

Shkruar nga Pamfleti

Kosova fiton medaljen e parë olimpike, xhudistja Distria Krasniqi

Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Paris. Ishte xhudistja, Distria Krasniqi e cila fito medaljen e parë olimpike për Kosovën.

Në sportin e xhudos, Krasniqi u ndesh në finale kundër Keldiyorova të Uzbekistanit, e cila arriti të mposhte xhudisten “dardane”.

Gjithsesi, kjo është medalja e dytë olimpike për të dhe e katërta për Kosovën në tre Lojëra Olimpike që ka marrë pjesë.

“E argjendtë, por me shije ari”, shkruan Federata Olimpike e Kosovës në postimin e saj për arritjen e jashtëzakonshme të Krasniqit.

Lini një Përgjigje