TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 14:23

Lojërat Olimpike/ Sa kushtojnë medaljet e arit dhe nga çfarë janë të dekoruara

Shkruar nga Pamfleti

Lojërat Olimpike/ Sa kushtojnë medaljet e arit dhe nga

Lojërat Olimpike janë kulmi për çdo atlet, veçanërisht nëse pjesëmarrja vlerësohet dhe me një medalje ari.

Megjithatë, përtej kënaqësisë morale dhe njohjes, vlera e medaljes së artë është me interes të madh edhe financiar.

Medaljet e arta të fituara nga atletët e Lojërave Olimpike, në realitet nuk janë ari i pastër, pavarësisht ngjyrës që kanë.

Një medalje e artë olimpike është bërë prej 92.2% argjendi. Ari që ka është vetëm 6 gramë. Ndryshe nga argjendi dhe bronzi, të cilët janë të dy plotësisht të përbëra në metalet e tyre përkatëse.

Por sa kushton medalja e artë?

Kostoja e një medalje ari në Lojërat e fundit Olimpike në Tokio në vitin 2020 arriti vlerën rreth 640 euro. Argjendi kishte një çmim rreth 350 euro, ndërsa bronzi vetëm 7 euro!

Sipas NBC Sports, ka variacion në çmimin e medaljes së artë, pasi mund të arrijë deri në 775 euro.

Medaljet më të mira sportive janë shitur ndonjëherë edhe për shuma të pabesueshme. Në vitin 2013, një nga medaljet e arta të Jesse Oëens nga Lojërat Olimpike të Berlinit 1936, u shit për 1.35 milionë euro.

Medaljet Olimpike 2024

Medaljet në Lojërat Olimpike të Parisit të këtij viti nuk janë vetëm të frymëzuara nga Kulla Eifel, por secila përmban një pjesë autentike të kullës, një nga monumentet ikonë të shekullit të 19-të.

Çdo olimpist do të marrë një copë hekuri autentik nga Kulla Eifel e vendosur në zemër të medaljes së tyre.

Lini një Përgjigje