
Berat Gjimshiti duket gjithmonë e më larg Atalantës. Drejtuesit italianë kanë marrë një ofertë tunduese nga Katari për kapitenin e Kombëtares.
Al-Rajan e shikon shqiptarin si të duhurin për mbrojtjen dhe drejtuesit nga Katari janë të gatshëm të shpenzojnë milionat për ta transferuar. Një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin dhe dyfishin e pagës që merr tek Atalanta.
Diçka e tillë tundon Gjimshitin dhe Atalantën, pasi miliona euro do të shkonin në arkat e italianëve në rast të shitjes së kapitenit. Për këtë drejtuesit kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi dhe kanë piketuar një austriak.
Bëhet fjalë për Kevin Danson, i cili është pjesë e Lens në Francë. Ekipi frnacez për të lënë të lirë mbrojtësin kërkon 25 milionë euro, ndërsa oferta e bergamaskëve arrin në 20 milionë euro. Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse do të konkretizohet ky operacion apo jo.
Lini një Përgjigje