TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 15:47

“Daja më shtyu drejt futbollit”, futbollisti shqiptar: Objetiv kam kombëtaren A, krenar që më krahasojnë me Modriçin

Shkruar nga Pamfleti

“Daja më shtyu drejt futbollit”, futbollisti shqiptar: Objetiv

Feta Fetai është cilësuar si “Modriçi shqiptar”, të paktën nga ngjashmëria fizike dhe mënyra e lojës. Ai veshi për herë të parë fanelën kuqezi me Shqipërinë U-21, ndërkohë në një pronocim për fshf.org, mesfushori tregon se kush e ka shtyrë drejt futbollit dhe synimet për të ardhmen.

Feta, si ka nisur për ju lidhja me futbollin?

Futboll kam nisur të luaj që i vogël në lagjen ku jam rritur në Shkup me shokët e mi. Në moshën 7-vjeçare u regjistrova në ekipin e lagjes FC Shkupi. Njeriu që më ka shtyrë drejt këtij sporti është daja im, i cili më përkrah në çdo hap së bashku me prindërit e mi.

Cili ka qenë ekipi juaj i parë? Po ekipet e tjera?

Ekipi im i parë është Shkupi. Kam luajtur aty për 8 vite me radhë e për të vazhduar më pas te Rabotniçki. Tani aktivizohem në Kroaci tek ekipi i Lokomotivës së Zagrebit.

Si u ndjetë kur zbritët në fushë me fanelën kuqezi?

Kur kam zbritur në fushë ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, që vetëm përjetohet dhe është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Dua të falënderoj federatën dhe trajnerin, Alban Bushin, për mundësinë.

Jeni cilësuar si “Modriçi ri”, por a është në të vërtetë Modriçi idhulli juaj?

Po, është e vërtetë, për shkak të pozicionit që luaj dhe ngjashmërisë fizike me Modriç më kanë cilësuar si Modriçi shqiptar. Jam krenar për këtë krahasim, ai është idhulli im dhe shpresoj që edhe unë të kem një karrierë si ai.

Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti?

Lojtari shqiptar që më motivon është Kristjan Asllani. Karriera e tij është në rritje dhe luan me një klub të madh siç është Interi. Gjithashtu, në Europian bëri paraqitje të shkëlqyera dhe është  një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?

Kam dy objektiva për të ardhmen. E para të luaj në një nga 5 ligat më të mira në Europë dhe të bëhem sa më shpejt pjesë e Kombëtares A.

Cila është ëndrra më e madhe me Kombëtaren shqiptare si futbollist?

Ëndrra më e madhe është padyshim të kualifikohemi sërish në Europian dhe të luftojmë për t’u kualifikuar edhe në Botëror. Dua të jap kontributin tim për të arritur këto objektiva dhe shpresoj që në të ardhmen ëndrra të më bëhet realitet.

feta fetai futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje