TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 17:13

Ekipet italiane të “dashuruara” me portierët shqiptarë, një tjetër gardian kuqezi drejt Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Ekipet italiane të “dashuruara” me portierët

Ekipet e Serisë A mesa duket janë ‘dashuruar’ me portierët shqiptarë. Pasi Kaljari transferoi Alen Sherrin, një tjetër ekip italian tashmë është vënë në gjurmët e një portieri shqiptar.

Bëhet fjalë për Diant Ramajn. Gardiani kuqezi që aktualisht aktivizohet me Ajaksin, nuk po merr minutat e duhura në Holandë. Në këto kushte, Xhenoa është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e shqiptarit.

Ekipet italiane të “dashuruara” me portierët

Me Martinez të cilin e shitën tek Interi, Xhenoa e sheh Ramajn si përforcimin ideal për portën. Në krahun tjetër, Ajaksi është gati ta shesë portierin që ka luajtur për kombëtaren e moshave të Gjermanisë, por nuk do ta lërë të lirë për më pak se 20 milionë euro.

Pritet të shihet nëse ky operacion do të jetë i suksesshëm dhe a do të jetë Ramaj portieri i dytë shqiptar që i bashkohet kampionatit italian në këtë merkato verore.

diant ramaj portieri shqiptar xhenoa

Lini një Përgjigje