TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 20:03

Rezultatet e Exit Polleve, Nazarko: Kurti nuk e formon dot i vetëm qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

Rezultatet e Exit Polleve, Nazarko: Kurti nuk e formon dot i vetëm

Komentatori politik, Mentor Nazarko thotë se incidentet e vogla të shënuara nuk e cenojnë cilësinë e procesit zgjedhor në Kosovë.

Nga Prishtina, Nazarko komentoi edhe rezultatet e para të exit polleve, ku parashikohet që VV të marrë 37 përqind. Sipas tij, edhe nëse arrin këtë rezultat, VV s’mund ta formojë e vetme qeverinë.

“Ka qenë proces i qetë. Ka qenë e qetë edhe në pjesën ku ka pakicë serbe. Këto incidente që përmendet nuk e prekin cilësinë e procesit. Edhe pjesëmarrja në gjykimin tim, duke pasur parasysh se lista zgjedhore, ka edhe diasporën, është një përqindje e madhe që mund të shkojë në rendin e 70 përqind.

Po shikoj tani që Kosova është, mediat janë bërë kanë hyrë në garë fenetike për të ofruar rezultat e exit polleve të veta dhe duket që ka një konvergjencë që pa llogaritur votat e diasporës, efektin rritës që do të krijojë atë që njërën nga partitë konkuruese, Lista për Familjen nuk e kalon pragun, do të kemi një konvergjim të të dhënave që sipas të cilëve VV mund të shkojë në 37-39 përqind. Nuk e besoj një të dhënë të tillë, e besoj më pak. Po të llogarisim marxhin e gabimit deri në 3 përqind, besoj se do të ketë efekt shtypës. Edhe me këto të dhëna, VV do ta ketë të vështirë ta formojë qeverinë e vetme.

Në këtë skenar, prapë rol përcaktues do të kenë partitë e pakicave, vetë partia serbe. VV është afër një pragu i cili ngjan i arritshëm, por në gjykimin tim është i paarritshëm. E ka të vështirë ta krijojë e vetme qeverinë. Duke patur parasysh mënyrën sesi e ka udhëhequr këtë 4-vjeçar, mendoj se është rezultat i mirë për VV. Prisja rezultat më të keq. Është i mirë duke patur parasysh aktin që mungesën e bilancit qoftë në politikën e brendshme, dhe atë çfarë është bërë në veri, por ndërkohë është politikë e jashtme katastrofike që jo vetëm nuk e ka avancuar integrimin ndërkombëtar të Kosovës, por e ka çuar pas. I vetmi rezultat që mburren udhëheqësit e kësaj qeverie është liberalizimi i votave”, u shpreh Nazarko.

Lini një Përgjigje