TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 19:17

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në

Sipas anketimeve, VV fiton, por nuk e formon dot e vetme qeverinë.

Publikohen të dhënat e para të Exit Polleve për zgjedhjet në Kosovë. Një sondazh është zhvilluar nga "Klan Kosova", ku sipas tij, zgjedhjet i fiton Vetëvendosja, por që nuk e arrin dot ta formojë e vetme qeverinë.

Siaps tij, VV merr 38 për qind të votave ose 43 mandate deputeti. E dyta është PDK-ja me 22.4 % të votave ose 35 mandate. LDK e treta me 20.1 %, ose 23 mandate. AAK me 7.6 %, si e katërta me radhë, me 9 mandate. Marshi i gabimit për këtë exit-poll është 3 për qind.

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në
Exit-Polli i "Klan Kosovës"

Për formimin e qeverisë duhen 61 mandate deputeti. Por duhet theksur se Kuvendi i Kosovës ka 120 mandate, ku 20 prej tyre janë të dedikuara për pakicat kombëtare. 

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në
Exit-Polli i "Klan Kosovës"

Po ashtu deri diku të njëjtat shifra ka nxjerrë dhe një ExitPoll i televizionit "T7". Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37% të votave; Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%; Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 % dhe AAK/NISMA ka marrë: 8 %. Marshi i gabimit është 1.5 për qind.

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në
Exit-Polli i "T7"

Ndërkohë sipas një “Exit Polli” nga RTV Dukagjini, Lëvizja Vetëvendosje merr 40.3 % të votave PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në
Exit Polli i "RTV Dukagjinit"

Projeksioni i Kohës Ditore është: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%.

Publikohen të dhënat e Exit-Polleve, ja kush i fiton zgjedhjet në

Pra sipas anketimeve, VV fiton, por nuk e formon dot e vetme qeverinë. Por fjala e fundit do të thuhet pas numërimit të votave dhe me gjasë rreth orës 23.00 pritet të kemi një rezultat të qartë se kush fiton. /Pamfleti

Lini një Përgjigje