
Me nisjen e numërimit të votave do të kemi mundësi të shohim projeksionet e para.
Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë. Të gjitha qendrat e votimeve janë mbyllur dhe tani po pritet transportimi i kutive pranë pikave të numërimit të votave. Vlen të theksohet se në qendrat e votimeve ku ende ka radhë të qytetarëve për të votuar, procesi i votimit do të vijojë.
Me nisjen e numërimit të votave do të kemi mundësi të shohim projeksionet e para. Vlen të theksohet se ditën e sotme kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë nga të cilët, e kanë ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhjes, 40.04% për qind ose 789,172 qytetarë.
Një pjesëmarrje kjo shumë më e ulët se ajo e 4 viteve më parë, ku ushtruan të drejtën e tyre të zgjedhjes 903,379 votues ose kthyer në për qind-je, (48.78 %).
Ndërkohë që ditën e djeshme qytetarët Kosovarë në emigrim kanë votuar nëpër ambasada dhe konsullata nëpër vende të ndryshme të botës. Nga 20 mijë të regjistruar për të votuar nëpër ambasada, kanë votuar rreth 73 për qind, ose thënë ndryshe 15 mijë qytetarë.
Ndërkohë që diaspora ka pasur opsionin e votimit me anë të postës, ku janë regjistruar 85 mijë emigrantë. Nga këta të fundit deri tani mësohet se kanë mbërritur në KQZ rreth 50 mijë zarfe me votat e emigrantëve.
Ndër të tjera vlen të theksohet se procesi i votimit në përgjithësi është ka qenë i qetë dhe është shoqëruar pa incidente dhe pa ndërprerje. Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike. Kandidatë për kryeministër janë katër, ndërsa 1280 persona kandidojnë për deputetë.
Subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Këto zgjedhje janë vëzhguar nga ndërkombëtarët të cilët kanë qenë prezent në terren. Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, tha se 104 vëzhgues ishin në terren, në kuadër të misionit, për mbikqyrjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
Lini një Përgjigje