TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 18:16

Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç, ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një thirrje për mbështetjen e partisë së tij.

Përveç promovimit të subjektit politik, ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

Në mesazhin e tij, Kostiç ka përdorur gjithashtu gjuhë nacionaliste, duke shkruar “të gjithë për Serbinë”.

Sipas nenit 37 të Ligjit të ri zgjedhor, heshtja zgjedhore nis me hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00 dhe zgjat deri në mbylljen e tyre në orën 19:00. Gjatë kësaj periudhe, çdo fushatë aktive dhe publikimi i sondazheve është i ndaluar me ligj.

Lini një Përgjigje