TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 17:38

Rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje, Kurti mesazh qytetarëve: Dilni votoni, sot është dita D e demokracisë

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje, Kurti mesazh qytetarëve:

Duke qenë se pjesëmarrja në zgjedhje në Kosovë ka qenë më e ulët se zgjedhjet e kaluara, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë. Sipas tij, këto zgjedhje janë me rëndësi dhe nuk duhen neglizhuar.

Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje