
30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit, ka nisur procesi i numërimit të votave për subjektet politike. Numërimi i votave do të bëhet në këto qendra ku është organizuar procesi zgjedhor.
Kujtojmë se ditën e sotme kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë nga të cilët, e kanë ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhjes, 36.94 për qind ose 728,042 qytetarë.
Një pjesëmarrje kjo shumë më e ulët se ajo e 4 viteve më parë, ku ushtruan të drejtën e tyre të zgjedhjes 903,379 votues ose kthyer në për qind-je, (48.78 %).
Ndërkohë që ditën e djeshme qytetarët Kosovarë në emigrim kanë votuar nëpër ambasada dhe konsullata nëpër vende të ndryshme të botës. Nga 20 mijë të regjistruar për të votuar nëpër ambasada, kanë votuar rreth 73 për qind, ose thënë ndryshe 15 mijë qytetarë.
Ndërkohë që diaspora ka pasur opsionin e votimit me anë të postës, ku janë regjistruar 85 mijë emigrantë. Nga këta të fundit deri tani mësohet se kanë mbërritur në KQZ rreth 50 mijë zarfe me votat e emigrantëve.
Lini një Përgjigje