TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 20:00

Përfundon procesi i votimit, reagon PDK-ja: Presim rezultatet, kemi arsye për të qenë optimistë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon procesi i votimit, reagon PDK-ja: Presim rezultatet, kemi arsye

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Me anë të një postim në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për një tjetër proces zgjedhor të shkëlqyeshëm, duke u shprehur krenare për fushatën dhe ditën e zgjedhjeve.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë”, ka shkruar Çitaku.

Rezultatet e zgjedhjeve priten me interes, ndërsa partitë politike tashmë po analizojnë votat e fituara dhe ndikimin e tyre në skenën politike të Kosovës.

Lini një Përgjigje