TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 20:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja rreth 40 për qind; opozita entuziaste për rezultatin

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja rreth 40 për qind; opozita
Haradinaj-Besian Mustafa

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka folur për mediat pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Haradinaj shpalli se opozita fitoi dhe tashmë është krijuar mundësia për një kioalicion mes partive opozitare PDK, LDK dhe AAK për të hequr nga pushteti Vetëvendosjen e Kurtit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nxjerrë të dhënat më të fundit të pjesëmarrjes. Sipas KQZ, në zgjedhjet e përgjithshme kanë votuar 789,172 persona nga 1,970,944 me të drejtë vote. E përkthyer në përqindje është afro 40 për qind. 

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja rreth 40 për qind; opozita

Ndërkohë ka nisur procesi i numërimit të votave thuajse në të gjitha qendrat dhe pritet që pak pas orës 21.00 të kemi të dhënat më të fundit. Sipas Exit Polleve, Vetëvendosje është e para, por nuk e formon dot e vetme qeverinë.

Ndërkohë nga opozita janë dhënë sinjale se PDK, LDKP dhe AAK mund të bëhen bashkë për të rrëzuar Kurtin.

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka folur për mediat pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Haradinaj shpalli se opozita fitoi dhe tashmë është krijuar mundësia për një kioalicion mes partive opozitare PDK, LDK dhe AAK për të hequr nga pushteti Vetëvendosjen e Kurtit. Haradinaj e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Albin Kurtin.

"E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Jemi të interesuar me çfarë rezultate konkrete. Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Me të dyja nuk i ndajmë. Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh. Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje. U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë. Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses”, tha ai.

Ndërsa zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kanë dyfishim të votave në këto zgjedhje të 9 shkurtit, në krahasim me ato të 14 shkurtit të vitit 2021.

Në një konferencë për media pas përfundimit të procesit të votimit, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë votën LDK-së.

Të gjithë qytetarët për një proces demokratik në këto zgjedhje, të gjitë ata që i dhanë besimin LDK-së përmes votës së tyre. Të dhënat preliminare që na dërgojnë vëzhguesit e tanë në terren përkojnë me të dhënat që i kemi publikuar nga Exip Poll-i i LDK-së me 18 mijë respodentë, ku rezulton se LVV-ja ka 34%, LDK 24%, ndërsa PDK 22%. Ajo që është e rëndësishme të theksohet se LDK-ja ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, pa llogaritur këtu edhe votat që do të vijnë nga diaspora, ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm që do të rritë rezultatin e LDK-së deri në 2 apo 3%”, ka thënë Mustafa.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës doli me një deklaratë zyrtare për mediat nga selia në Prishtinë, pas përfundimit të procesit të votimeve dhe nisjes së numërimit. PDK thotë se votimet folën për forcën e tyre politike, teksa fushata e saj dëshmoi pjekuri demokratike. Ndërkohë që nuk ngurojnë të shpallin fitoren në këto zgjedhje.

'E para ne po flasim në përfundim të një procesi që ende nuk ka mbaruar. Duke falënderuar gjithë mbështetësit e PDK, strukturat, komisionerët e vëzhguesit që të mbrojnë votën e PDK. Rezultati jonë inkurajues. Krasniqi dhe Hamza gjatë kohës kanë punuar me vizion për ti bashkuar njerëzit për një vizion ma mirë. Votuesi i Kosovës u bashkuan që vendin tonë ta bëjmë më mirë. Kemi pasur proces ku qytetarët treguan kulturë të lartë demokratike', tha ai.

Lini një Përgjigje