TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Mars 2026, 08:48

Ngërçi për Presidentin/ Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i Kuvendit për të zgjedhur Presidentin para përfundimit të mandatit të Vjosa Osmani e ka futur vendin në një krizë të re politike. 

Ngërçi për Presidentin/ Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova
Presidentja Vjosa Osmani

Dështimi i seancës së Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës i ka hapur rrugë një krize të re politike në vend.

Ditën e sotme, Presidentja Vjosa Osmani tha se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se dështimi i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja. 

"Kam vendosur të shpërndaj kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja. Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtë e ka krijuar dështimi i kuvendit. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm”, tha Vjosa Osmani.

Ndërkohë  PDK dhe LDK kanë akuzuar partinë e kryeministrit Kurti se seanca e djeshme ishte vetëm spektakël i Vetëvendosjes që nuk e kishte kuorumin për zgjedhjen e presidentit mes Glauk Konjufcës e Fatmire Kollcakut.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka folur në emisionin Rubikon në Klan Kosova pas dështimit të votimit të presidentit.

Sipas Tahirit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kuvendi ka dështuar të zgjedh Presidentin. Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së vullnetit politik i forcës kryesore politike që ka qenë në këtë legjislaturë dhe tashmë qysh e parasheh edhe Kushtetuta, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se nuk ka mundur brenda afateve kushtetuese me zgjedh Presidentin”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se krejt manovrat kanë tendenca për ta zvarritur procesin dhe për të blerë kohë.

Shefi i GP-së së PDK-së shtoi se janë në pritje të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se që pas mesnatës Kosova hyn sërish në fazën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka shtuar se partia e tij ka qenë e gatshme për marrëveshje dhe konsensus për një kandidat jopartiak, por se sipas tij kjo nuk është pranuar nga palët e tjera politike.

“Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor në orën 00:00, LDK pret dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe sa më parë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kemi pasur gatishmëri të plotë për konsensus, kjo gatishmëri nuk është përputhur me synimet e palëve tjera. Seancën e tanishme e konsiderojmë monopartiake. Kemi dy kandidatë të një partie, kështu nuk arritët konsensusi, uniteti. Ne kemi qenë në pozicion të ofrimit të marrëveshjes që është ofruar, dhe të gatshëm për konsensus por nuk na është ofruar asnjë emër”, ka thënë ai para fillimit të seancës për presidentin.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me çështjen e Presidentit.

Lushaku-Sadriu tha se ajo çka ndodhi sot është një tendencë për ta arsyetuar veprimin e tyre politik dhe siç u shpreh ajo, për të për të shkuar drejt një krize politike.

“Kjo është një tendencë për ta arsyetuar krejt veprimin e tyre politik dhe për të shkuar drejt një krize politike e cila pastaj benefitin e vetëm e ka për Vetëvendosjen që fiton më shumë kohë. Kjo vërtetë është fatkeqësi për vendin”, u shpreh ajo.

President nga populli

Komisioni për Legjislacion miratoi amendamentet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet presidenti i vendit.

Pas një debati të nxehtë, amendamentet për ndryshime kushtetuese që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit, u miratuan me 6 vota për dhe 2 kundër.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri të ditur sot se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së popullit.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011”, shkroi Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e mbështeti kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit.

Në një reagim në Facebook, Haxhiu tha se i ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Osmani, të cilat parashohin që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

“Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, shkroi Haxhiu.

 

kosova drejt zgjedhjeve të reja osmani shpërndan kuvendin

1 Komente

  1. T
    Tony

    Njerez qe u vjen turp te quajne vendin e te pareve Dardani dhe e therrasin vehten me kranari Kosove e Kosovare nuk mund te bejne shtet. U qan shpirti e zemra per Jugosllavine te shkreteve dhe duan te vjedhin te gjithe sa me shume e prandaj bejne sikur grinden. Po te ishin te mencur do ishim bashkuar organikisht deri tani. Ky turp qe po ndodh ne Kosove eshte me antishqiptaria dhe me pas vjen turpi Parlamentit Shqiptar. Emigracioni eshte plage e cdo kombi e qyteterimi. Kur erdha para 30 vitesh ne Britani gjeta nje popull koketrashe e injorant sa e pranuan edhe vete. Pse!? Sepse, te mencurit e trimat iken e bene USA, Canada, Australia, New Zealand. Pse iken, sepse u kishte ardhur ne maje te hundes, sa sot po i bejne karshillek origjines se tyre. Shqiptaret me te mencurit e te bukurit iken e iken e komanduan Perandori e shekull pas shekulli gjaku Shqiptar eshte bere leng geshtenjash. Si i behet?

    Lini një Përgjigje