
Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovë, e thirrur për votimin amandamenteve të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që parashikonin zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Shkak për dështimin e kësaj seance është bërë, mungesa e kuorumit, pasi çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet, në seancë nuk ishin të pranishëm asnjë nga 9 deputetët e Listës Serbe.
Gjithsej në sallë ishin 93 deputetë, kështu që në këto kushte kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ndërpreu seancën.
“Nuk janë plotësuar kushtet... do ta ndërpresim seancën këtu”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Në seancë, gjatë debatit partitë shqiptare të pranishme u shprehën pro këtyre propozimeve, por partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kritikuan mënyrën e ngutshme të procesit.
Kujtojmë se sot presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me votë nga populli. Këto amendamente kanë pritur që prej vitit 2011.
Komisioni për legjislacion i miratoi e më pas procedura shkoi në Kuvend. Kërkesa për ndryshime kushtetuese nga Osmani u shfaq tash kur presidentja po hyn në muajin e fundit të mandatit dhe që partia në pushtet nuk ia siguroi nënshkrimet për një tjetër mandat, por e propozoi Glauk Konjufcën.
Lini një Përgjigje