Janë zbardhur amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes të cilave kërkohet që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Nisma, e cila synon të ndryshojë mënyrën aktuale të zgjedhjes së kreut të shtetit, është miratuar për shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Legjislacion.
Propozimi i Osmanit parashikon ndryshimin në tërësi të Nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon zgjedhjen e presidentit.
Sipas amendamenteve, presidenti i Kosovës do të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes votimit. Zgjedhjet presidenciale do të shpallen nga kryetari i Kuvendit jo më vonë se gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Amendamentet parashikojnë gjithashtu se nëse asnjë nga kandidatët nuk arrin të marrë më shumë se 50 për qind të votave në rundin e parë, atëherë do të zhvillohet një rund i dytë zgjedhor. Në këtë fazë do të garojnë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave në rundin e parë, ndërsa kandidati që merr më shumë vota në rundin e dytë shpallet president i Republikës së Kosovës.
Ndryshimet kushtetuese parashikojnë edhe shtimin e një neni të ri, i cili mundëson që mandati i presidentit aktual, i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, të vazhdojë deri në momentin kur presidenti i ri të zgjidhet dhe të bëjë betimin.
Po ashtu, amendamentet hapin mundësinë që në zgjedhjet presidenciale të garojnë edhe ish-presidentët që kanë shërbyer para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve kushtetuese.
Sipas propozimit, presidenti i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli nuk mund të shkarkohet nga Kuvendi. Megjithatë, Kuvendi mund të paraqesë në Gjykatën Kushtetuese një peticion për shkarkimin e presidentit.
Kjo shtupa e halese do te marre kompetencat e Trump. Ha ha ha! Nuk e di qe shtupa vetem shtupe mbetet. Nuk fillim kujtuam se ishte patriotia me e madhe ne truallet Shqiptare e ta doli veze e prishur.