TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Mars 2026, 19:15

Presidenti i ri, ambasadorja amerikane zbarkon në zyrën e Osmanit

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i ri, ambasadorja amerikane zbarkon në zyrën e Osmanit

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati i ka shkuar sot në zyrë presidentes Vjosa Osmani.

Takimi u zhvillua në një moment diskutimesh politike që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit. Në fokus të zhvillimeve mbetet nisma për ndryshime kushtetuese që mundëson zgjedhjen e presidentit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Presidentja Osmani ka dërguar në Kuvend amendamente për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e procedurës së zgjedhjes së kreut të shtetit.

Kjo nismë vjen pasi ajo nuk siguroi mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë dhe pas diskutimeve politike për një përballje të mundshme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Institucionet pritet të shqyrtojnë amendamentet në procedurat parlamentare në vijim.

vjosa osmani

Lini një Përgjigje