TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Mars 2026, 21:56

Tentativa e fundit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për zgjedhjen e Presidentit; afati skadon në mesnatë

Shkruar nga Pamfleti

Tentativa e fundit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për

Pas dështimit të votimit në seancën e mbajtur në orën 20:00, për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe në një seancë tjetër gjatë mbrëmjes së sotme

Kjo seancë do të fillojë nga ora 22:00, kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në rend dite të kësaj seance është zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës.

Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill, por Kuvendi duhet të votojë për presidentin e ri deri sonte në mesnatë. 

Sipas Kushtetutës dhe procedurave parlamentare, nëse dështon procesi i zgjedhjes së presidentit në tri raunde votimi në Kuvend, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Pavarësisht takimeve që pati ndërmjet liderëve politikë, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të gjitha dështuan të sigurojnë konsensus.

Mbetet për t’u parë nëse partitë politike do të bien dakord të propozojnë dy kandidatë, për të zgjedhur më pas njërin prej tyre, para mesnatës.

kuvendi presidenti afati

Lini një Përgjigje