TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 20:36

Minutë pas minute/ Vijon me shpejtësi numërimi i votave në Kosovë, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Shkruar nga Pamfleti

Minutë pas minute/ Vijon me shpejtësi numërimi i votave në

Deri më tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje...

Qytetarët e Kosovës ju drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Në orën 19.00 u mbyllën qendra e votimit dhe prej asaj ore ka nisur numërimi, i cili po ecën me ritme të shpejta. Exit Pollet kanë nxjerrë disa të dhëna ku pretendohet se asnjë parti nuk e bën dot e vetme qeverinë, por deri më tani sipas KQZ, Vetëvendosje po prin me epërsi.  

21.02- Numërohet çereku i kutive të votimit, Vetëvendosje thellon bindshëm diferencën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave. Sipas të dhënave më te fundit, janë numëruar 599 nga 2,533 kuti votimi, ose afro 24 për qind e tyre. Nga këto të dhëna, Vetëvendosje ka thelluar bindshëm diferencën duke marrë 55 për qind të votave. Pas saj vjen PDK me 25.3 për qind të votave. Më pas LDK me 8.9 dhe në fund AAK me 5 për qind.

Minutë pas minute/ Vijon me shpejtësi numërimi i votave në

20.35 Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i numërimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani. Sipas raportimeve, janë numëruar 5.29 për qind e votave.

Nga projeksionet e deri tanishme, asnjëra nga partitë kryesore nuk arrin dot që të formojë qeverinë e vetme, nëse rezultatet nuk ndryshojnë në vijim.

Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti nëse do të mbajë premtimin e dhënë, se nuk do të pranojë koalicion pas zgjedhorë, ajo do të kalojë në opozitë gjithmonë në opozita arrin dakordësinë për të qeverisur e bashkuar.

Minutë pas minute/ Vijon me shpejtësi numërimi i votave në
Grafiku i rezultateve

Rezultatet e deri tanishme:

Deri më tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje, LVV me 37.18 % ose ndryshe 10721 vota.

Partia Demokratike E Kosovës, PDK, me (25.10 %) ose ndryshe 7236 vota.

Lidhja Demokratike E Kosovës, LDK, me (17.28 %) ose ndryshe 4983 vota.

Aleanca Për Ardhmërinë E Kosovës, me (8.86 %) ose ndryshe 2554

Lini një Përgjigje