
Opozita në Kosovë ka shpallur fitoren në zgjedhje.
Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka folur për mediat pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Haradinaj shpalli se opozita fitoi dhe tashmë është krijuar mundësia për një koalicion mes partive opozitare PDK, LDK dhe AAK për të hequr nga pushteti Vetëvendosjen e Kurtit. Haradinaj e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Albin Kurtin.
"E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Jemi të interesuar me çfarë rezultate konkrete. Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Me të dyja nuk i ndajmë. Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh. Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje. U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë. Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses”, tha ai.
Ndërsa zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kanë dyfishim të votave në këto zgjedhje të 9 shkurtit, në krahasim me ato të 14 shkurtit të vitit 2021.
Në një konferencë për media pas përfundimit të procesit të votimit, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë votën LDK-së.
“Të gjithë qytetarët për një proces demokratik në këto zgjedhje, të gjitë ata që i dhanë besimin LDK-së përmes votës së tyre. Të dhënat preliminare që na dërgojnë vëzhguesit e tanë në terren përkojnë me të dhënat që i kemi publikuar nga Exip Poll-i i LDK-së me 18 mijë respodentë, ku rezulton se LVV-ja ka 34%, LDK 24%, ndërsa PDK 22%. Ajo që është e rëndësishme të theksohet se LDK-ja ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, pa llogaritur këtu edhe votat që do të vijnë nga diaspora, ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm që do të rritë rezultatin e LDK-së deri në 2 apo 3%”, ka thënë Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës doli me një deklaratë zyrtare për mediat nga selia në Prishtinë, pas përfundimit të procesit të votimeve dhe nisjes së numërimit. PDK thotë se votimet folën për forcën e tyre politike, teksa fushata e saj dëshmoi pjekuri demokratike. Ndërkohë që nuk ngurojnë të shpallin fitoren në këto zgjedhje.
'Sot qytetarët e Kosovës votuan për ma mirë. Kosova dëshmoi se është demokraci e pjekur ku qytetarë vendosin me votë. Ditë e rëndësishme për demokracinë, qytetarët treguan kulturë politike. Fitore për vendin dhe të ardhmen tonë. Falënderim për kandidatin Bedri Hamza që udhëhoqi fushatë dinjitoze për zhvillimin e Kosovës, mirënjohje për kryetarin e PDK, Memli Krasniqi që i dha kësaj fushate energji. Fushata bashkoi njerëzit e mirë drejt përparimit. Falënderimi për çdo votues ,aktivistë, komisionet, vëzhgues të PDK që punuan me aq zell. Falë jush kjo fushatë ishte histori suksesi. Mbrojtja e votës prioritet yni. Vullneti i qytetarëve pasqyron më mirë se sa pasqyrojnë exit poll. Çdo votë të ruhet me korrektësi. Respektojmë procesin dhe do presim rezultatin përfundimtar. Gjatë mbrëmjes Bedri Hamza do mbajë një konferencë tjetër. ky është vetëm fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën i një rruge për ma mirë.
E para ne po flasim në përfundim të një procesi që ende nuk ka mbaruar. Duke falënderuar gjithë mbështetësit e PDK, strukturat, komisionerët e vëzhguesit që të mbrojnë votën e PDK. Rezultati jonë inkurajues. Krasniqi dhe Hamza gjatë kohës kanë punuar me vizion për ti bashkuar njerëzit për një vizion ma mirë. Votuesi i Kosovës u bashkuan që vendin tonë ta bëjmë më mirë. Kemi pasur proces ku qytetarët treguan kulturë të lartë demokratike', tha ai.
Lini një Përgjigje