TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2023, 20:40

Kurti “godet” ambasadorin e SHBA: Kam respekt për të, por duhet ta dijë se mua më ka zgjedhur populli

Shkruar nga Pamfleti

Kurti “godet” ambasadorin e SHBA: Kam respekt për të, por

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vijuar me reagimet e ashpra ndaj SHBA. Sipas tij, nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Kurti ka thënë se nuk ka vepruar pas shpinës së ambasadorit amerikan. Kurti ka thënë se ka vlerësimin më të lartë për ambasadorin Hovenier, por e ka bërë të qartë se ai është zgjedhur nga populli.

Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t'i bindi më kollaj nëse më ndihmoni më shumë (për sjelljet e Serbisë). Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t'i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë. Nuk është emërim kryeministri, kryeministri është zgjedhje e atij që është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it e sidomos me atë të SHBA-së.

kurti shba ambasadori

Lini një Përgjigje