TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2023, 19:18

Komandanti i KFOR-it viziton ushtarët e plagosur: Falë jush nuk pati asnjë viktimë gjatë trazirave në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Komandanti i KFOR-it viziton ushtarët e plagosur: Falë jush nuk pati

Komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar ditën e sotme ushtarët e lënduar italianë në kampin Villagio Italia në Pejë.

 Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, komandanti i KFOR ka përgëzuar ushtarët për punën që kanë bërë gjatë tensioneve në veri të Kosovës, pasi sipas tij ata kanë parandaluar një numër të madh viktimash.

“Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, u tha Ristuccia ushtarëve të lënduar, sipas njoftimit të KFOR-it.

Ushtarët e lënduar italianë do të kthehen në Itali gjatë ditëve në vijim për rikuperim, sipas edhe njoftimit nga ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ndërkohë, një ditë më parë, Ristuccia së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kishin vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë.

tensionet veri komandant kfor

Lini një Përgjigje