TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2023, 17:34

Zagrebi “leksione” Tiranës, kryeministri kroat rreshtohet krah Kosovës: Serbia të tërhiqet dhe të kërkojë falje

Shkruar nga Pamfleti

Zagrebi “leksione” Tiranës, kryeministri kroat rreshtohet krah

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e sigurisë “Globsec 2023” që po zhvillohet në Bratislavë, tha se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si shtet të pavarur.

Plenkoviç shtoi se vetëm atëherë mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve dhe për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Mendimi ynë për Kosovën, para së gjithash, dëshirojmë të shohim stabilitet, paqe dhe zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti që ndodhi disa ditë më parë ku u plagosën disa pjesëtarë ushtarakë të KFOR-it, kjo është e para. E dyta është se ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të ekuacionit përfundimtar të situatës së Kosovës.

Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tre fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje, dhe pastaj normalizim. Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të gjithë mund ta nxjerrim nga baza e qëndrimit të Kosovës, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në të njëjtën kohë që cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk mendoj se ka shumë perspektivë karriere në politikë atje. Kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar”, tha ai.

Kryeministri kroat bëri thirrje gjithashtu që situata të qetësohet në veri dhe kërkoi që e shkuara të lihet pas dhe të shihet përpara për normalizimin e marrëdhënies në të ardhmen.

Pra, ajo që duhet të bëjmë është të lehtësojmë bisedimet, të qetësojmë situatën menjëherë dhe të gjejmë zgjidhje se si pjesa veriore e Kosovës, ku serbët janë shumicë, të cilët bojkotuan zgjedhjet kohët e fundit, mund të marrin pjesë në procesin demokratik, kjo është thelbësore, pa pjesëmarrje në procesin demokratik nuk po dërgoni sinjale të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në një pjesë shumë të vogël të vendit”, shtoi ai.

kosova serbia kroacia

Lini një Përgjigje