TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2023, 17:19

Hovenier takon Kurtin: Qeveria e Kosovës të qetësojë situatën në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Hovenier takon Kurtin: Qeveria e Kosovës të qetësojë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se ulja e tensioneve në veri është një urgjencë për vendin.

Në një deklaratë para gazetarëve, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti tha se diskutimi me ishte produktiv. Ai ka bërë me dije gjithashtu se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga institucionet përkatëse si dhe që të tërhiqet policia.

Ambasadori amerikan theksoi se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, deklaroi Hovenier.

Ambasadori Hovenier, tha më tej se SHBA po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që të qetësojë situatën në veri.

I pyetur për sanksionet potenciale që mund t’i vendosë SHBA Kosovës për moskoordinim me të, Hovenier tha se “ka pasur disa pasoja, por shpresoj ta kalojmë këtë situatë që të mos ketë pasoja të tjera”.

“Nuk jam në pozitë të them (çfarë mund të jenë pasojat e tjera). Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier. Ai shtoi se i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së.

 

hovenier kurti kosove

Lini një Përgjigje