TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2023, 18:05

Osmani flet pas takimit me Macron e Scholz: Bashkëpunimi me partnerët tanë kyç, duam paqe e stabilitet në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Osmani flet pas takimit me Macron e Scholz: Bashkëpunimi me

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Moldavi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Osmani është shprehur se gjatë takimit me ndërkombëtarët është diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për paqe dhe stabilitet. Më tej, presidentja e Kosovës theksoi se bashkëpunimi me partnerët është kyç.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

 

osmani macron bashkepunim

Lini një Përgjigje