
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë.
Duke qenë se në veri janë shtuar ndjeshëm tensionet, udhëtarët këshillohen të ndjekin pika të tjera kufitare.
“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lini një Përgjigje