
Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të heqin dorë nga “retorika e kotë” dhe të bisedojnë për t’i ulur tensionet.
“I ftoj sërish të dyja palët që të shmangin retorikën e kotë dhe të përballen me këtë sfidë në tavolinë të negociatave, pasi kjo është rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë”, u ka thënë ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Më herët ai ka dhënë një intervistë për Tanjugun, gazetë serbe. Në intervistën e shkurtër, komandanti Italian i KFOR-it e vlerëson situatën si shumë të tensinuar, përkundër se e pranon që në dukje të parë, situata duket e qetë. Megjithatë, vlerëson Ristuccia, situate mbetet shumë shpërthyese.
“Situata tani është shumë e tensionuar, siç kam thënë më parë, dhe është në duke e qetësuar këto ditë, por është shumë shpërthyese”, tha Ristuccia.
Lini një Përgjigje