
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka rrëzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç të dielën tha se i kanë ofruar një letër EULEX-it rreth arrestimit të tre policëve të Kosovës. Por, kjo u mohua nga ky mision. EULEX tha se nuk kanë pranuar asnjë letër nga presidenti serb.
Derisa në përgjigje thuhet se lidhur me këtë çështje kanë kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
“Kemi kërkuar dhe kemi marrë përgjigje nga Ministria e Brendshme e Serbisë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it. “EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast”, thuhet në një deklaratë për “Klan Kosova”.
Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar nga Njësia Speciale e Serbisë para disa ditësh. Kjo ngjarja ka shkaktuar reagim të madh në opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar. Ata po mbahen si të paraburgosur në Kralevë. Shtetet e mëdha kanë kërkuar lirimin e tyre pa kushte.
Lini një Përgjigje