TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Qershor 2023, 14:27

Opozita në Kosovë sulmon Kurtin: Po na izolon, duhet të japë dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita në Kosovë sulmon Kurtin: Po na izolon, duhet të japë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu deklaroi se Albin Kurti do të duhet të japë dorëheqjen. Sipas Musliut qëndrimet e Kurti ndaj ndërkombëtarëve po izolojnë shtetin e Kosovës.

"Po të isha në lëkurën e Albin Kurtit do të kisha dhënë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit duke pasur parasysh me zhargonin politik me të cilin ka ardhur në krye të vendit dhe pozicionin ku e ka sjellë vendin sot. Nëse do të kishte vetëm pak moral politik, sot do të jepte dorëheqjen.

Albin Kurti po gabon në çdo hap dhe lëvizje politike të tij duke filluar  nga bllokimi komplet i shtetit të Kosovës brenda por dhe jashtë. Për vetë faktin se sot i kemi marrëdhëniet e ngrira me të gjithë botën, edhe me Shqipërinë, kjo flet mjaftueshëm sot se pse Kurti do të duhet të jepte dorëheqjen. Ne si opozitë, në situata të tilla kur shteti rrezikohet nga faktorë të jashtëm, ne asnjëherë nuk e kemi vendosur veten në rolin opozitar.

Jemi munduar maksimalisht që të jemi deputetë përfaqësues të shtetit të Kosovës. Por qasja e Kurtit qoftë me opozitën, qoftë me faktorin ndërkombëtar apo me Shqipërinë është e gabuar dhe e papranuar. Kjo metodë, Kosovën e kthen mbrapa, e ka kthyer tashmëpo kam frikë se do ta fusë në një rrugë qorre," tha ajo.

opozita në kosovë tensionet ne veri kurti

Lini një Përgjigje