
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se vendimin për të shkuar në Bruksel për të zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, do ta marrë pas vizitës të shefit të zyrës ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.
Kurti tha se Jashari pritet të shkojë ditën e nesërme në qendrën e paraburgimit dhe më pas do të vlerësojë takimin me Vuçiçin.
Kujtojmë se, në ceremoninë e 70-vjetorit të themelimit të institutit Albanologjik në Prishtinë, Kurti tha se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri.
Lini një Përgjigje