TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Qershor 2023, 08:36

Tragjedia në familjen shqiptare, Pacolli publikon fotot e viktimave  

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në familjen shqiptare, Pacolli publikon fotot e viktimave

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc. Nga tragjedia në lumin Lepenc, ndërruan jetë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. I vetmi që mundi të shpëtojë ishte Shpëtim Pacolli. 

“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Biznesmeni i njohur publikoi edhe fotot e viktimave ndërsa shprehu ngushëllimet.

Tragjedia në familjen shqiptare, Pacolli publikon fotot e viktimaveTragjedia në familjen shqiptare, Pacolli publikon fotot e viktimaveTragjedia në familjen shqiptare, Pacolli publikon fotot e viktimave

Si ndodhi ngjarja:

Gjithçka ndodhi në saj të një përplasje të dy makinave. Në momentin e aksidentit, sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut, gjë që ka shkaktuar rënien në lumë të makinës. Në operacionin e nxjerrjes së makinës kanë marrë pjesë edhe ekipe të kërkim-shpëtimit nga Kosova. Në makinën me targa të Kosovës, ishin 4 persona, 3 prej të cilëve ndërruan jetë. I vetmi që shpëtoi ishte Shpëtim Pacolli.

Pacolli deklaroi se këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli ndërsa shprehu ngushëllimet për ta.

tragjedia në familjen shqiptare bexhet pacolli

Lini një Përgjigje