TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Qershor 2023, 09:03

Sot mbahet seanca e radhës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti
Sot mbahet seanca e radhës ndaj katër ish-krerëve të

Ditën e sotme në Hagë pritet të mbahet seanca e radhës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Katër ish-krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim, teksa akuzohen për krime lufte. Dyshohet se ata kanë kryer vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.

Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre për këtë proces u mbajt më 14 Qershor, ku dha dëshminë dëshmitari i tetë.

Kujtojmë se, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Seancat janë zhvilluar kryesisht të mbyllura për publikun, apo dëshmitë janë shfaqur me përmbajtje të redaktuar.

Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Për të gjitha akuzat ata janë deklaruar të pafajshëm.

 

Lini një Përgjigje