
KFOR-i ka lejuar policinë e Kosovës që të kalojë në Leposaviç. Mediat në Kosovë shkruajnë se njësitë speciale të Kosovës kanë kaluar pengesën e vendosur tek “Nothing Hill” dhe janë nisur drejt komunës së Leposaviç.
Por bëhet me dije se KFOR ka marrë vendim për të mos lejuar ministrat dhe zyrtarët e lartë shtetërorë të vizitojnë kryetarin e ‘bllokuar’ në Lepasoviç.
Më herë KFOR-i ka ndaluar Njësinë Speciale të Kosovës të shkojë në këtë komunë. Forcat e KFOR-it vazhdojnë të kontrollojë hyrje-daljet në Leposaviç duke vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.
Madje për këtë vendim është njoftuar edhe kryeministri Kurti.
Policia e Kosovës sakaq ka vënë në pranga një tjetër serb si autor i sulmeve të gazetarëve në veri të Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është i komunitetit serb, Uros Vukasinovic.
Autoritetet thanë se arrestimi është kryer në orët e hershme të 19 qershorit në një fshat të Leposaviçit.
"Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", u tha në njoftimin e policisë.
Ky është i dyshuari i tretë që arrestohet për sulmet ndaj gazetarëve, të cilët po raportojnë nga veriu i Kosovës, që pas përshkallëzimit të situatës me 26 maj.
Lini një Përgjigje