
KFOR-i është vendosur ditën e sotme në hyrje të Leposaviçit dhe kanë ndaluar Njësinë Speciale të Kosovës të shkojë në këtë komunë. Forcat e KFOR-it vazhdojnë të kontrollojë hyrje-daljet në Leposaviç duke vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.
Ushtarët po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre, por deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviç dhe në pikat kufitare. Madje për këtë vendim është njoftuar edhe kryeministri Kurti.
Gjithashtu, mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50 në Zveçan dyshohet se nga persona të panjohur u hodh një shok-bombë. Policia njofoi se nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale dhe rasti është duke u hetuar.
Ndërsa Policia e Kosovës bëri me dije se ka vënë në pranga një tjetër serb si autor i sulmeve të gazetarëve në veri të Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është i komunitetit serb, Uros Vukasinovic.
Autoritetet thanë se arrestimi është kryer në orët e hershme të 19 qershorit në një fshat të Leposaviçit.
"Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", u tha në njoftimin e policisë.
Ky është i dyshuari i tretë që arrestohet për sulmet ndaj gazetarëve, të cilët po raportojnë nga veriu i Kosovës, që pas përshkallëzimit të situatës me 26 maj.
Më 16 qershor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ishte arrestuar Nemanja Vllashkoviç në Leposaviç, për sulmin ndaj gazetarëve të mediumit Kallxo më 29 maj.
Një ditë më pas, Sveçla tha se në pikëkalimin kuftiar në Jarinjë, që lidh Kosovën me Serbinë, për sulme ndaj gazetarëve u arrestua edhe Dalibor Spasiç.
Lini një Përgjigje