TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Qershor 2023, 16:37

Arrestimi i Millun Milenkoviç, serbët sërish protesta në Veri: Stop terrorit nga Kurti

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Millun Milenkoviç, serbët sërish protesta në

Ditën e sotme qytetarët serbë kanë protestuar sërish në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviç-Llune dhe të tjerëve.

Ata kanë marshuar këmbë nga përmendorja e “Car Llazarit” në veri të Mitrovicës, deri në Zveçan, ndërsa kanë bartur flamuj serb, pankarta me mbishkrimet “Stop terrorit nga Kurti”, si dhe fotografi të Milenkoviçit ku shkruan “Nuk është fajtor”.

Në këtë protestë vërehet edhe pjesëmarrja e bluzave të bardha nga spitali i veriut të Mitrovicës. Protesta po zhvillohet e qetë deri tani dhe nuk ka ndonjë incident.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar nëpër disa lokacione përgjatë rrugës Mitrovicë-Zveçan dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër.

protesta serbe veri arrestim millun milenkovic

Lini një Përgjigje