TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Qershor 2023, 18:07

Kosova nuk duhet të izolohet më tej!

Shkruar nga Franziska Tschinderle

Kosova nuk duhet të izolohet më tej!

Nëse rrëfimi i Prishtinës rezulton i vërtetë, atëherë Beogradi qëllimisht ka thyer bazën e së drejtës ndërkombëtare që dikur i dha fund konfliktit. Por për çfarë? A po teston Serbia sa larg mund të shkojë, siç bëri Rusia në Krime...?!

Sa herë që mendon se situata nuk mund të bëhet më keq në Kosovë, ajo bëhet më keq. Por si agravoi deri këtu situata në veri të Kosovës? Kryengritësit serbë fillimisht bllokuan kalimet kufitare në veri me kamionë. Më pas kryetarët serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në katër komunat veriore të vendit dhe ju kërkuan votuesve të tyre që të bojkotojnë zgjedhjet. Ndërkohë në fund të majit ndodhën trazirat më të rënda që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në drejtim të ushtarëve të forcave mbrojtëse të NATO-s “KFOR” u hodhën shishe me molotov, duke plagosur 30 prej tyre. Kjo detyroi më pas KFOR-in që të rris prezencën e tij në Kosovë, duke shtuar mbi 700 trupa në veri.

I arrestuar po, por ku?

Megjithatë, më shumë prani ushtarake nuk do të thotë automatikisht më pak konflikt. Vetëm pak ditë më parë një foto u shfaq në rrjetet sociale, ku shiheshin tre policë me uniforma kosovare të shtrirë me fytyrë përtokë, me pranga pas shpine dhe me sy të lidhur. Ndërkohë që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd përgatitën deklarata të ndryshme. Beogradi tha se tre oficerët e policisë kanë depërtuar kilometra në territorin serb dhe mund ishin duke planifikuar një sulm terrorist. Dhe sipas tyre prandaj ata janë arrestuar. Nga ana tjetër Prishtina thotë se policët serbë kaluan kufirin për në Kosovë dhe rrëmbyen policët.

Qeveria në Prishtinë ka nxjerrë harta dhe dëshmi. Sipas rrëfimit të tyre, tre policët janë arrestuar rreth orës 11:56 nga një njësi antiterroriste serbe në territorin e Kosovës. Në vendngjarje ka mbetur vetëm makina e saj, një fuoristradë Dacia Duster e bardhë. Nga qarqet diplomatike është dëgjuar se ky përfaqësim është ndoshta më i besueshmi.

Eksperti i Ballkanit, Florian Bieber, e konsideron teorinë e terrorit të Serbisë si "absurde", siç thotë ai në podkastin e profilit. Ata ishin policë të rregullt në detyrë patrullimi, të cilët nuk kishin as pajisje dhe as profilin për një mision terrorist në Serbisë.

Përderisa “Kfori” (që thotë se nuk ishte aty) nuk publikon një raport, me siguri nuk do të ketë qartësi lidhur me ngjarjen. Kjo është pikërisht ajo që do të ishte kaq e rëndësishme për të drejtuar gishtin te përgjegjësit. Por mesa duket Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes për këtë.

Edhe pse veriu i Kosovës konsiderohet vend i paligjshmërisë dhe rrugëve të kontrabandës, rregulla të qarta ushtarake u krijuan këtu në vitin 1999 me një rezolutë të OKB-së. Pas luftës, ata donin të siguroheshin që forcat serbe të sigurimit të mos e kalonin më kurrë "vijën administrative". Nëse rrëfimi i Prishtinës rezulton i vërtetë, atëherë Beogradi qëllimisht ka thyer bazën e së drejtës ndërkombëtare që dikur i dha fund konfliktit.

Por për çfarë?

A po teston Serbia sa larg mund të shkojë, siç bëri Rusia në Krime? Nuk ka gjasa. Ndryshe nga Ukraina, Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s. Ka shumë më tepër gjasa që Presidenti Vuçiç të ketë prodhuar qëllimisht imazhet luftarake për të fituar pikë brenda vendit. Ai ka qenë nën presion prej javësh për shkak të protestave masive. Vuçiç, i cili qeveris gjithnjë e më shumë në mënyrë autokratike, është mjeshtër i manovrave diversioniste dhe kriza e Kosovës po shkon vërtet mirë për të.

Prishja e marrëdhënia Kurti - BE

Sipas qarqeve diplomatike marrëdhënia mes Kosovës së banuar kryesisht me shqiptarë dhe aleatëve të saj, BE-së dhe SHBA-së, është “në terr”. Zhgënjimi i kuptueshëm i ndërmjetësve është duke u lëshuar aktualisht mbi kryeministrin Albin Kurti, i cili shpesh portretizohet si një person kokëfortë në bisedimet jashtë protokollit dhe që shkakton vështrime kolektive në Berlin, Bruksel dhe Paris.

Kurti padyshim që ka bërë gabime. Kjo pasi ai për kryetar komune emëroi shqiptarët e Kosovës, të cilët nuk kanë asnjë mbështetje dhe legjitimitet demokratik në veri përkundër paralajmërimeve të ndërmjetësuesve.

Ai ka lajmëruar shumë vonë “Kfor”-in dhe thuhet se e ka fikur celularin në momente kritike. Por  t'i japësh atij përgjegjësinë e vetme për dhunën është absurde. Dhuna u krye nga një turmë serbe dhe u ushqye nga presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili ka vite që shkruan skenarin për veriun e Kosovës dhe mediat tabloide pro-qeveritare të të cilit ngjallin urrejtje.

Mirëpo ndryshe nga sa duhej të ndodhte, Kurti është ai që po merr masa ndëshkuese nga Perëndimi, si pezullimi i ndihmës financiare dhe anulimi i vizitave të rangut të lartë. BE dhe SHBA janë gati të izolojnë një vend që vetë e krijuan dhe kjo tregon se strategjia e tyre nuk është menduar mirë. 

tensionet veri kosovë

Lini një Përgjigje