TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Qershor 2023, 20:54

Tensionet në Veri/ Serbët bllokojnë kamionët nga Kosova, nuk lejohen të kalojnë në kufi

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri/ Serbët bllokojnë kamionët nga Kosova, nuk

Kamionët që kalojnë nga pika e Jarinjës në Serbi janë bllokuar nga disa qytetarë serbë.

Sipas mediave kosovare, rreth orës 19:00, disa shoferë serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po lejojnë kalimin e kamionëve me targa të Kosovës të shkojnë në Serbi.

Pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, Kosova ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe kamionëve serb në Kosovë për shkaqe sigurie.

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë. Gjithashtu Policia e Kosovës njoftoi të hënën se është arrestuar një pjesëtar i komunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve.

Sipas policisë, i arrestuari që u identifikua me inicialet U.V., është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Ky është personi i tretë i arrestuar brenda tre ditëve për sulm ndaj gazetarëve në komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit.

serbe kamione kosova serbi

Lini një Përgjigje